Per grupacionin “Petrol”

Misioni

Kompania “Petrol” me ofertë të plotë të produkteve ekologjike-energjetike dhe të shërbimeve me përgjegjësi të besueshme, ekonomike dhe ekologjike në furnizimin e konsumatorëve në Slloveni dhe në tregjet e Evropës Juglindore. Përmes rrjetit të gjerë të stacioneve të benzinës shoferëve ju ofrojmë gjithë atë që ju nevojitet për rrugë të sigurt dhe të rehatshme, ndërsa familjeve ju sigurojmë gjithë ngrohtësinë që ju nevojitet dhe ua dërgojmë në shtëpitë e tyre.

Vizioni

“Petrol” do të jetë ofruesi kulmor i produkteve të energjisë dhe atyre ekologjike, si dhe i shërbimeve, të cilat shfrytëzuesit në Kosovë dhe në Evropën Lindore do t`a njohin si një nga kompanitë më moderne dhe dinamike të energjisë që meriton besimin dhe që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm e të përhershëm.

Vlerat

Kompania "Petrol" ndjen një përgjegjësi të veçantë ndaj klientëve të saj, furnizuesve, partnerëve afarist, pronarëve dhe shoqërisë në tërësi. Pritjet e tyre i realizojnë punonjësit e motivuar dhe të orientuar si sipërmarrës. Ne respektojmë rregullat themelore ligjore dhe morale të shoqërisë në Kosovë dhe në shkallë më të gjerë evropiane, veçanërisht kemi kujdes për ruajtjen e mjedisit jetësor.

Pozicioni në mesin e firmave konkurruese

Kompania karakterizohet në radhë të parë me cilësinë e mallrave dhe shërbimeve, reputacion të lartë, me marka të njohura të mallit dhe me pozitë të qëndrueshme financiare.

Veprimtaria kryesore

Lëmi kryesore e veprimtarisë së Grupit “Petrol” është kryerja e veprimtarisë së tregtisë me naftë, ndërsa avantazhi ynë qendror konkurrues është një rrjet modern me 10 stacione të benzinës në Kosovë, e që është në rritje të vazhdueshme.

Mënyra e të bërit biznes

Mënyra e afarizmit të tërë grupit “Petrol” është e bazuar në monitorimin dhe respektimin e kërkesave moderne të tregut në fushën e shërbimeve, teknologjisë së informacionit dhe ruajtjen e mjedisit.