Shtesat për karburante

Ad Blue

AdBlue është një mjet që mundëson zvogëlimin selektiv katalitik, respektivisht mjet në të cilin mbështetet teknologjia SCR:
AdBlue në mënyrë të kontrolluara injektohet në gazrat e nxehta që lirohen para se ata të hyjnë në katalizatorin SCR.
Në të pastaj krijohet reaksion kimik i oksideve të azotit dhe amoniakut të lëshuar nga AdBlue.
Rezultat përfundimtar i reaksioneve kimike është pothuajse konvertimi i oksidit të azotit të rrezikshëm në azot atmosferik dhe avull të ujit.
Kamionë me katalizatorë SCR për shkak të djegies më të mirë (me presion të lartë dhe temperatura në dhomën e djegies) harxhojnë deri në 5% më pak karburant dhe prodhojnë shumë më pak blozë.
Kjo teknikë mundëson arritjen e vlerave kufizuese që i përcaktojnë Euro 4 (3.5 g NOx / kwh) dhe Euro 5 (2.0 g NOx / kwh).
Me ndihmën e kësaj teknologjie në të ardhmen do të mund të arrihen vlera kufizuese edhe më të ulëta.

Shumë kompani të transportit përveç pajisjeve të tyre për mbushjen me karburantit kanë edhe aparatet e veta për zbrazjen e mjetit AdBlue me të cilin vetë i mbushin kamionët e tyre. AdBlue nuk mbushet në secilin rast të mbushjes me naftë, por në varësi të madhësisë të rezervuarit për ruajtjen e AdBlue. Kamionët në rrugë mund të merrni Petrol AdBlue dhe në rrjetin gjithnjë e më të gjerë të stacioneve të benzinës të Petrol-it në të gjithë Malin e Zi, Serbi, Bosnje, Kroaci dhe Slloveni.

Petrol ADITIV Bencin Plus

Petrol ADITIV Bencin Plus është shtesë me shumë dedikime dhe efekte të larta për motorët me benzinë, prodhuar sipas teknologjisë më të re. Pastron pjesët përbërëse të motorit (valvulat, karburatorin, sistemin e injektimit dhe hapësirën e djegies) dhe me kohë i mbron ato nga shtresimi dhe shfaqja e sedimenteve. Redukton konsumin e karburantit dhe emetimin e gazrave.

ADITIV Bencin Plus është i përshtatshëm për të gjitha llojet e motorëve benzinë me konvertim katalitik dhe/ose turbo-ngarkues ose pa të.

Përdorimi dhe dozimi: para qitjes së karburantit në rezervar, shtoni sasinë e duhur të aditivëve. 250 ml është e mjaftueshme për një rezervar të karburantit (50 deri në 80 litra). Për ADITIV Bencin Plus është në dispozicion fleta e sigurisë me të dhënat e sigurisë teknike dhe informacion mbi rreziqet shëndetësore.

ADITIV Bencin Plus është në dispozicion në paketimin e mëposhtëm: shishe plastike e 250 ml.

Petrol ADITIV Sealant Plus

Petrol ADITIV Sealant Plus është mjet me të cilin në mënyrë efikase dhe të shpejtë mund të mbyllni të çarat e shkaktuara dhe në këtë mënyrë të parandaloni humbjen e lëngut për ftohje, për shkak të cilit ndodhë ngrohja tej mase, humbja e forcës, por shpesh edhe prishjet serioze në motor. Në sistemet e ftohjes së automjeteve herë pas here të krijohen të çara, që janë pasojë e korrozionit, dridhjeve, tronditjeve dhe shkaqeve të tjera.

ADITIV Sealant Plus përdoret varësisht nga lloji dhe tipi i lëngut për ftohje (antifrizi). Nuk dëmton materialet për mbyllje të çarave (bllokim) dhe materialet tjera në sistemin e ftohjes.

Përdorimi dhe Dozimi: përpara përdorimit shkundeni përmbajtjen dhe pastaj zbrazeni në sistemin e ftohjes, kyçeni ngrohjen në makinë dhe lejoni motorin të punoi të paktën 10 minuta për të arritur temperaturën e punës. Përmbajtja është e mjaftueshme për 10 litra të lëngut për ftohjes dhe mund të përzihet me të gjitha llojet e lëngjeve të ftohjes. Për ADITIV Sealant Plus është në dispozicion fleta e sigurisë me të dhënat e sigurisë teknike dhe informacion mbi rreziqet shëndetësore.

ADITIVI Sealant Plus është në dispozicion në paketimin e mëposhtme: shishe plastike prej 250 ml.

Petrol ADITIV Winter Protect

Petrol ADITIV Winter Protect është një shtesë shumë efektive për temperatura të ulëta për naftë. Parandalon ndarjen e kristaleve parafine dhe depozitimin e tyre në pjesën e poshtme të rezervarit, dhe në këtë mënyrë problemet që ndodhin në temperatura të jashtme të ulëta (mbyllja e filtrave, pompës dhe tubacioneve).

Petrol ADITIV Winter Protect është i përshtatshëm për të gjitha llojet e motorëve me naftë. Shfrytëzimi i karburantit përmirësohet edhe deri në temperaturën -25 °C. Shtojca vepron si parandalues, për këtë duhet që ta shtoni në karburant para se të lindin probleme. Për funksionim efikas, ne rekomandojmë që ta shton karburantit deri sa karburanti është i kthjelltë dhe temperatura e tij është mbi 0 °C.

Përdorimi dhe dozimi: para se të zbrazni karburantin në rezervar, shtoni sasinë e duhur të aditivit. 250 ml është e mjaftueshme për një rezervar të karburantit (50 deri në 80 litra). Për ADITIV Winter Protect është në dispozicion Siguri fleta e sigurisë me të dhënat e sigurisë teknike dhe informacionin mbi rreziqet shëndetësore.

ADITIVI Winter Protect është në dispozicion në paketimin e mëposhtme: shishe plastike prej 250 ml.

Petrol ADITIV Winter Protect K

Petrol ADITIV Winter Protect K është shtesë shumë efektive për temperatura të ulëta në koncentrat, i përshtatshëm për naftë ekstra të lehtë për ngrohje. Parandalon ndarjen e kristaleve parafine dhe depozitimin e tyre në pjesën e poshtme të rezervarit, dhe në këtë mënyrë problemet që ndodhin në temperatura të jashtme të ulëta (mbyllja e filtrave, pompës dhe tubacioneve).

ADITIV Winter Protect K rritë përdorshmëninë e LU-EL (naftë ekstra e lehtë për djegie) edhe deri në temperaturën prej -25 °C. Shtojca vepron si parandalues, për këtë duhet që ta shtoni në karburant para se të lindin probleme. Për funksionim efikas, ne rekomandojmë që ta shton karburantit deri sa karburanti është i kthjelltë dhe temperatura e tij është mbi 0 °C.

Përdorimi dhe dozimi: para se të zbrazni karburantin në rezervar, shtoni sasinë e duhur të aditivit. Një litër aditiv është i mjaftueshëm për 1000 litra karburant.

ADITIV Winter Protect K është në dispozicion në paketimin e mëposhtme: kanaqe prej 1 l.

Petrol VENTIL PLUS

Petrol VENTIL PLUS është një shtojcë që zëvendëson funksionin mbrojtës të plumbit në benzinën për motorë, e cila u shtohet benzinate normale pa plumb në automjetet të cilat ende nuk janë përshtatur në aspekt të konstruksionit për përdorim të përhershëm të benzinës pa plumb. Aditivi në bazë të kaliumit parandalon tëhollimin e valvuleve.

VENTIL PLUS është dedikuar për përdorim në të gjitha automjetet për të cilat deri tani ka qenë parapara përdorimi i benzinës me plumb. Shtojca mund të shtohet për të gjitha llojet e benzinës pa plumb (91, 95 dhe 98 oktan) para ose pas mbushjes. Përmbajtja e shishes plastike (250 ml) është e mjaftueshme për 250 litra karburant.

VENTIL PLUS është në dispozicion në këtë paketim: shishe plastike prej 250 ml.