Petrol ANTIFRIZ

Agjent Petrol antifriz është mjet i holluar për të mbrojtur sistemin ftohës të motorit nga ngrirja dhe korrozioni, i përgatitur për tu përdorur dhe i pranueshëm për mjedisin.

Petrol antifriz -40

Petrol antifriz -40 është mjet i holluar për të mbrojtur sistemin ftohës të motorit nga ngrirja dhe korrozioni, i përgatitur për tu përdorur dhe i pranueshëm për mjedisin. Prodhohet nga mono-etil-glikola dhe aditivëve që parandalojnë brejtjen e pjesëve metalike. Agjenti nuk përmban amide, nitrate, silikate apo fosfate. Produkti është i përgatitur për përdorim dhe mbron nga ngrirja deri në -40 °C.

Ai është i përshtatshëm për të gjithë tipat dhe llojet e sistemeve të ftohjes. Siguron mbrojtje të shkëlqyer kundërkorozive të sistemeve tradicionale, si dhe të sistemeve që janë kryesisht ose tërësisht të prodhuara nga alumini dhe legurat e tij.

Ai gjithashtu siguron mbrojtje afatgjatë të sistemeve të hapura dhe të mbyllura ftohëse të motorëve. Intervali i rekomanduar i zëvendësimit është 5 vjet ose pas 250.000 km të kaluara me automjete personale, ose 650.000 km për automjetet bartëse (kamionë).

Petrol antifriz koncentrat

Petrol antifriz koncentrat është mjet i patëholluar për të mbrojtur sistemin ftohës të motorit nga ngrirja dhe korrozioni, i pranueshëm për mjedisin. Prodhohet me metodën më bashkëkohore nga monoetilglikoli dhe aditivëve që parandalojnë korrozionin e pjesëve metalike. Agjenti nuk përmban amidet, nitratet, silikate e as fosfate. Para përdorimit, ai duhet të hollohet me ujë. Ofron mbrojtje afatgjatë të sistemit të hapur dhe të mbyllur ftohës të motorit.

Intervalet e rekomanduara të zëvendësimit janë 5 vjet ose pas 250.000 km të kaluara për automjetet personale dhe 650.000 km për kamionë. Ky është veçanërisht i përshtatshëm për sistemet e ftohjes të cilat janë prodhuar nga legurat e aluminit.