Ad Blue

Petrol Ad Blue është tretje e uresë shumë të pastër,
jo-toksik, i pangjyrë, sintetik i prodhuar 32.5 për qind
në ujë të demineralizuar.

Çfarë është në të vërtetë Ad Blue?

Ad Blue është një mjet që e përdorin kamionët me teknologji SCR për të përmbushur dispozitat e pastërtisë së gazrave që lirojnë të cilat i përcaktuar Euro 4, respektivisht Euro 5 - standardet. Përbërja e mjeteve të Petrol AdBlue është përcaktuar me standardin DIN 70070.

 

Prej çka përbëhet Petrol AdBlue?

Petrol AdBlue është tretje e uresë shumë të pastër, jo-toksik, i pangjyrë, sintetik i prodhuar 32.5 për qind në ujë të demineralizuar.

 

Si funksionon AdBlue?

AdBlue është një mjet që mundëson zvogëlimin selektiv katalitik, respektivisht mjet në të cilin mbështetet teknologjia SCR:
AdBlue në mënyrë të kontrolluara injektohet në gazrat e nxehta që lirohen para se ata të hyjnë në katalizatorin SCR.
Në të pastaj krijohet reaksion kimik i oksideve të azotit dhe amoniakut të lëshuar nga AdBlue.
Rezultat përfundimtar i reaksioneve kimike është pothuajse konvertimi i oksidit të azotit të rrezikshëm në azot atmosferik dhe avull të ujit.
Kamionë me katalizatorë SCR për shkak të djegies më të mirë (me presion të lartë dhe temperatura në dhomën e djegies) harxhojnë deri në 5% më pak karburant dhe prodhojnë shumë më pak blozë.
Kjo teknikë mundëson arritjen e vlerave kufizuese që i përcaktojnë Euro 4 (3.5 g NOx / kwh) dhe Euro 5 (2.0 g NOx / kwh).
Me ndihmën e kësaj teknologjie në të ardhmen do të mund të arrihen vlera kufizuese edhe më të ulëta.

 

Ku mund të furnizoheni me AdBlue?

Shumë kompani të transportit përveç pajisjeve të tyre për mbushjen me karburantit kanë edhe aparatet e veta për zbrazjen e mjetit AdBlue me të cilin vetë i mbushin kamionët e tyre. AdBlue nuk mbushet në secilin rast të mbushjes me naftë, por në varësi të madhësisë të rezervuarit për ruajtjen e AdBlue. Kamionët në rrugë mund të merrni Petrol AdBlue dhe në rrjetin gjithnjë e më të gjerë të stacioneve të benzinës të Petrol-it në të gjithë Malin e Zi, Serbi, Bosnje, Kroaci dhe Slloveni.